Dhe Zoti i saj e pranoi me ëndje atë dhe e rriti mirë dhe ia la në besë Zekerijjaut. Sa herë që hynte Zekerijja te ajo në tempull, gjente ushqime te ajo. “Prej nga kjo, oj Merjeme?” i thoshte kurse ajo i përgjigjej, “Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa masë, kë do”.