Ka edhe ithtarë të Librit që i besojnë All-llahut edhe asaj që u është shpallur juve edhe asaj që u është shpallur atyre, me bindje të thellë. Nuk i shesin fjalët e All-llahut për kurrgjësend, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. All-llahu është njëmend llogarishpejtë