Ti je i butë ndaj atyre vetëm nga mëshira e All-llahut, por sikur të ishe i ashpër dhe hijerëndë do të iknin prej rrethit tënd. Prandaj faljau dhe lutu të jenë të falur dhe konsultohu me ata në punë. E kur të vendosish, atëherë mbështetu tek All-llahu. All-llahu, me siguri, i don ata të cilët mbështeten tek Ai.