Pastaj, pas dëshpërimit ju lëshoi qetësinë absolute, të përgjumshme, ashtu që disa prej jush i mori gjumi, kurse një grup tjetër kujdeseshin vetëm për vete, duke menduar për All-llahun gjëra që nuk janë të vërteta, si mendime të paganizmit dhe thoshin: “A kemi ne diçka nga çështja e premtuar”? Thuaj: “Të gjitha çështjet janë në dorë të All-llahut”. Ata fshehin në vete atë çka nuk ta tregojnë ty. Thonë: “Sikur të pyeteshin për çfarëdo qoftë nuk do të ishim vrarë këtu”. Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, prapësepraë ata të cilët e kanë të caktuar të vriten, do të dilnin në pozitat e tyre, në mënyrë që All-llahu ta provonte atë se çka keni në krahërorët tuaj dhe për të hulumtuar se ç’keni në zemra, All-llahu e di ç’mbajnë krahërorët.