Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij. E, kur të gjenden me te (Pejgamberin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij. Me të vërtetë, ata që kërkojnë leje prej teje, padyshim, besojnë në Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij. E, kur të kërkojnë ata leje prej teje, për ndonjë punë të tyre, jepju leje kujt ë duash prej tyre dhe kërko për ta falje nga Perëndia. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.