O besimtarë! Le të kërkojnë leje ata që janë nën pushtetin tuaj (në familje) dhe ata nga ju, të cilët nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë në tri raste: para namazit të sabahit dhe kur i zhveshni rrobat tuaja në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kontestuese (jo të përshtatshme). Nuk jeni as ju, as ata – mëkatarë, pas këtyre kohëve, (nëse hyni pa leje) duke u takuar njëri me tjetrin. Kështu, ua shpjegon Perëndia dispozitat juve! Perëndia, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.