O besimtarë, juve duhet t’u kërkojnë leje tri herë ata që janë në posedimin tuaj dhe ata të cilët akoma nuk kanë arritur moshën e pjekurisë; para faljes së sabahut edhe në drekë kur i hiqni rrobat tuaja (nga të nxehtit), edhe pas faljes së jacisë. Këto janë tri kohë kur nuk jeni të veshur; në kohën tjetër nuk është mëkat as për ju as për ata. Ata u vizitojnë juve, vizitone njëri-tjetrin! Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet! All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.