Perëndia është ndriçues (dirigjues e begatues) i qiejve dhe i Tokës. Shembulli i dritës së Perëndisë është si dritarja (në mur), në të cilën është feneri, - e feneri është në një xham, e ky xhami është si yll i shndritshëm, i cili ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as i lindjes as i perëndimit, vaj i të cilit gati shkëlqen edhe pa e prekur zjarri; (kjo është) dritë mbi dritat. Perëndia e udhëzon në dritën e Vet kë të dojë dhe Perëndia shpjegon shembuj për njerëzit. Perëndia është i dijshëm për çdo gjë.