Dhe, le të frenojnë veten ata që nuk gjejnë mundësi për martesë, përderisa Perëndia të mos i begatojë ata me dhuntinë e Tij. E, ata që gjenden në pushtetin tuaj (skllavët dhe skllavet) që kërkojnë të lirohen (duke e kompensuar veten) shkruani (lidhni kontratën), nëse dini që janë të mirë. Dhe, epjuni diçka nga pasuria juaj, me të cilën ju ka dhuruar Perëndia juve. Dhe mos i detyroni skllavet tuaja në kurvëri, nëse ato dëshirojnë jetë të ndershme – për të arritur ju dobi të përkohshme të kësaj bote. E, kush i detyron ato – me të vërtetë, Perëndia pasi janë detyruar ato (e janë penduar), është falës dhe mëshirues.