Le të përmbahen ata që nuk kanë mundësi të martohen, derisa All-llahu t’i pasurojë me mirësi të vet! Ata të cilët nga ju këkrojnë aktlirimin, shkruani atyre me marrëveshje, nëse i dini se janë të mirë. Jepuni nga pasuria që u ka dhënë juve All-llahu. Mos i detyroni shërbëtoret tuaja të bëjnë kurvëri – e ato dëshirojnë të jenë të pastërta – në mënyrë që ta shijoni kënaqësinë e kësaj bote. Nëse dikush i detyron ato, po All-llahu ato do t’i falë, sepse kanë qenë të detyruara, dhe do të ketë mëshirë ndaj tyre.