Thuaju edhe besimtareve le të ulin kryet dhe të kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, dhe le të mos i ekspozojnë stolitë e tyre, përveç asaj që edhe ashtu është e jashtme (duket). Le t’i mbulojnë krahërorët e tyre me mbulesa dhe të mos ua tregojnë zbukurimet e tyre askujt, përveç bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre; baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre; vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve apo djemve të motrave të tyre; ose grave (shoqeve) të tyre, robëreshave të tyre, shërbëtorëve, të cilët nuk ndiejnë nevojë për femra, ose fëmijëve, të cilët akoma nuk dinë se çka janë pjesët e turpshme të trupit të femrës; le të mos rrapllojnë me këmbët e tyre për të shfaqur fshehtësinë e stolive të tyre. Dhe të gjithë pendohuni te All-llahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.