O besimtarë! Kur merrni hua njëri nga tjetri për afat të caktuar shkruane! Dhe një shkrues nga ju le të shkruajë drejt dhe le të mos ngurrojë të shkruaj ashtu si e ka mësuar All-llahu. Ai le të shkruajë, kurse ai që ka obligim (borshin) le t’i diktojë dhe le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të vet, dhe asgjë le të mos lërë mangut prej asaj. Po ai që ka obligim nëse është mendjemangët (i marrë) ose i dobët, ose nëse nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë kujdestari i tij, por drejt, me besnikëri. Dhe sillni dy dëshmitarë, dy meshkuj nga ju, e nëse nuk ka dy meshkuj, atëherë një mashkulle dy femra me dëshminë e të cilave jeni të kënaqur. Nëse njëra prej atyre harron le ta përkujtojë tjetra. Dëshmitarët duhet të përgjegjen në çdo thirrje. Gjithashtu mos keni drojë që ta detajizoni me shkrim; qoftë pak ose shumë, me shënim të afatit për kthim. Ajo është më e drejtë te All-llahu dhe më e fortë për të dëshmuar, dhe ka më pak mundësi për të dyshuar, përveçse nëse është tregti e ditës – me sende që i përflitni dorë me dorë – atëherë nuk keni mëkat edhe nëse nuk i shënoni. Merrni dëshmitarë kur lidhni kontrata të shitblerjes dhe të mos jetë i dëmtuar as shkruesi as dëshmitari. Por nëse e bëni atë, (e dëmtoni ndonjerin prej tyre) ajo është me siguri gabim nga ana juaj. Frikësohuni All-llahut, All-llahu ju mëson, All-llahu për çdo send di.