A nuk e ke parë atë i cili është kundërshtuar me Ibrahimin për Zotin e tij, atëherë kur All-llahu i dha pushtet? Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është ai i cili ngjall dhe vdes” ai iu përgjegj: “Unë ngjall (krijoj jetë) dhe vdes!” Ibrahimi tha: “All-llahu njëmend bën që dielli të lind në lindje, hajde bëne ti t’ia shkrepë nga perëndimi!” Dhe mosbesimtari u step! All-llahu, pra, nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin mizor.