All-llahu është – nuk ka zot përveç atij – i gjallë i përjetshëm! Nuk e kaplon kotja as gjumi. E Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë. Kush është ai që angazhohet për dikë te Ai, pa lejimin e Atij? Ai e di çka është para tyre dhe çka është pas tyre, dhe prej asaj që di Ai – të tjerët dinë vetëm aq sa dëshiron Ai. Kompetenca e Tij ngërthen edhe qiejt dhe tokën dhe Atij nuk i vjen rëndë mbajtja e tyre; Ai është i Lartëmadhërishëm e i madh!