Ata profetë ne i kemi dalluar disa nga të tjerët. Me disa prej tyre ka folur All-llahu e disa i ka ngritur për disa shkallë. Dhe Isait, të birit të Merjemes, i kemi dhënë argumente të qarta dhe e kemi ndihmuar me Xhebrailin. Sikur të donte All-llahu, ata nuk do të vriteshin ndërveti pas tyre, pasi që u erdhën argumente të qarta, por ata u konfrontuan; disa prej tyre besuan e disa mohuan. Por sikur të donte All-llahu ata nuk do të vriteshin, por All-llahu punon çka dëshiron vetë.