Dhe ata, me vullnetin e All-llahut, i mundën dhe Davudi e mbyti Xhalutin. Edhe All-llahu i dha pushtet e profetësi dhe e mësoi çka deshi Ai. Sikur All-llahu të mos i zmbrapste njerëzit, njërën palë me të tjerët, me të vërtetë toka do të shkatërrohej, po All-llahu është i mirë për gjithë botërat.