A nuk i ke parë se paria e izraelitëve pas Musaut i thanë një profeti të vet: “Dërgona një sundues që të luftojmë në rrugë të All-llahut!” – e ai u tha: “A do të guxoni, nëse caktohet lufta, të mos luftoni?” “Pse të mos luftojmë në rrugë të All-llahut”, - thanë ata, - ne që jemi ndjekur nga vendlindja jonë dhe të ndarë nga bijtë tanë?” Mirëpo, kur iu caktua lufta, ata, përveç një numri të vogël, bishtnuan, por All-llahu i di mirë kriminelët.