E kur t’i lëshoni gratë dhe ato ta plotësojën kohën e pritjes ligjore, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, kur të pajtohen në mes tyre, me arsye. Kështu këshillohet çdokush prej jush që beson Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. Kjo është më mirë dhe më pastër. Perëndia di çdo gjë, ndërsa ju nuk dini.