Dhe kur t’i lëshoni gratë dhe kur e plotësojnë kohën e caktuar për pritje, mos i pengoni të martohen përsëri me burrat e vet, mbasi që pajtohen për të bërë jetë të rregullt. Me këtë këshillohet ai, nga mesi i juaj, i cili beson në All-llahun dhe në botën tjetër. Ajo është më me mend dhe punë më e pastër. All-llahu, pra, i di të gjitha, por ju nuk dini.