Dhe të pyesin për javët (menstruacionin). Thuaj: “Ajo është sëmundje”. Prandaj mos iu afroni grave në kohën e javës (menstruacionit) dhe mos iu afroni derisa të pastrohen. Dhe kur të pastrohen, pastaj afrohuni ashtu si ju ka urdhëruar All-llahu. All-llahu me të vërtetë i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen.