Nuk është bamirësi (devotshmëri) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja dhe perëndimi, po devotshmëri është ajo e atij që i beson All-llahut dhe Ditës së Ahiretit, edhe engjujve, edhe librave, edhe profetëve, ndërsa nga pasuria, përkundër dashurisë që ka, u jep të afërmëve dhe bonjakëve, edhe të varfërve, edhe udhëtarëve edhe lypsavet, edhe për lirimin e të robëruarve, edhe që kryejnë faljen dhe japin zeqatin, edhe që obligimin e vet kur e marrin e zbatojnë, si dhe ata që janë të durueshëm në skamje, edhe në sëmundje, edhe në të papritura. Ata janë që kanë qenë të sinqertë dhe vetëm ata janë të devotshëm.