Ata janë profetë të cilët All-llahu i ka mbuluar me mëshirë të vet, pasardhës të Ademit dhe të atyre që i bartëm me Nuhin, dhe prej pasardhësve të Ibrahimit dhe izraelitëve, edhe të atyre që i kemi përudhur dhe i kemi zgjedhur. Kur u lexoheshin ajetet e të Gjithmëshirshmit, ata binin në sexhde dhe qanin.