Po a ka më kriminel se ai, i cili, kur i tërhiqet vërejtja me argumente të Zotit të vet, ia kthen shpinën dhe harron atë çka e ka bërë vetë? Ne në zemrat e tyre vejmë perde që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin), dhe i bëjmë të shurdhër. Dhe nëse ti i thërret në rrugë të drejtë, ata kurrë nuk do të nisen rrugës së drejtë.