Kurse, atë ditë, kur të sjellim kundër çdo populli nga një dëshmitar, nga vet ai (popull), ndërsa ty të sjellim dëshmitarë kundër tyre! Ne ty të shpallëm Librin si sqarim për çdo send dhe udhëzim e mëshirë si dhe lajm të gëzueshëm (sihariq) për ata që janë muslimanë.