Sikur të ishte një Kur’an me të cilin malet do të ishin dundur ose toka të ishte coptuar, ose të flisnin të vdekurit?! Jo, se të gjitha çështjet i takojnë All-llahut. A nuk e dinë besimtarët se All-llahu, sikur të kisht dashur, të gjithë njerëzit do t’i drejtonte në rrugë të drejtë. Kurse mosbesimtarët vazhdimisht do t’i godasë sulmi, fatkeqësia, ose do të ndodhë në afërsi të shtëpisë së tyre, për ate çka kanë bërë, deri sa të mbërrijë premtimi i All-llahut. All-llahu, me siguri, nuk e mohon premtimin.