Dhe ua filloi thasëve të tyre, së pari thesin e vëllaut të vet dhe e nxori gotën nga thesii vëllaut të vet. Kështu ne e mësuam Jusufin të veprojë. Ai sipas ligjit të mbretit të vet nuk mund ta ndalte vëllaun e vet, përveç me dëshirë të All-llahut. Ne lartësojmë atë që duam dhe mbi çdo dijetar ka edhe një dijetar (më të dijshëm).