Bashkë me të, në burg ranë edhe dy djelmosha. Njëri prej tyre dyve i tha: “Kam parë një ëndërr sikur po shtrydhja rrushin”, kurse tjetri tha: “Unë kam parë një ëndërr se isha duke bartur mbi krye një bukë nga e cila hanin zogjtë. Na e komento këtë, ne e shohim se ti njëmend je njeri i mirë”.